Uzuni bëhet gati për La Liga, sulmuesi shqiptar shënon në një ndeshje përgatitore me Granada

schedule15:35 - 22 Korrik, 2023

schedule 15:35 - 22 Korrik, 2023

Sezonin e kaluar e tregoi veten plotësisht.

Myrto Uzuni është krenaria jo vetëm e kombëtares shqiptare, por edhe e Granadës, dhe me skuadrën spanjolle fitoi ngjitjen në elitë dhe Këpucën e Artë.

Pas heroizmave në 2022-2023, sulmuesi kuqezi është i vendosur që të vazhdoj po kështu.

Ai u aktivizua në ndeshjen e parë miqësore që Granada luajti gjatë fazës përgatitore të verës ndaj një rivali modest.

Uzuni shënoi për 2-0 që në minutën e 21-të, në një sfidë ku i la vend një tjetër shoku të ekipit, dhe që përfundoi me shifrat 12-0 ndaj El Ehidos që luan në kategorinë e katërt spanjolle.

Beratasi 28-vjeçar u bashkua më vonë me Granadën sesa pjesa më e madhe e shokëve, sepse ishte i angazhuar me kombëtaren shqiptare deri në 20 qershor në eliminatoret e Europianit.

Tashmë, ai pritet të përgatitet fort për të qenë gati për sezonin e ri, që do ta zhvillojë në La Liga.

Pas një gjysmë edicioni që kaloi në elitën spanjolle duke rënë nga kategoria, Myrto uzuni është i vendosur që kjo gjë të mos përsëritet.

Me 23 gola të shënuar në Ligën e Dytë, ai i ka letrat në rregull për të qenë protagonist edhe aty ku janë Barcelona dhe Reali./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!