Shkuan për të ndihmuar të plagosurit nga rrufeja, e pësojnë edhe polici me pilotin në Zvicër

schedule09:10 - 22 Korrik, 2023

schedule 09:10 - 22 Korrik, 2023

Rrufeja mund të godasë të njëjtin vend disa herë. Një oficer policie dhe një pilot e zbuluan këtë mëngjes në Zvicër kur shkuan për të ndihmuar dy persona që ishin goditur nga rrufeja ndërsa punonin në një fushë.

Një burrë 51-vjeçar dhe një djalë 16-vjeçar u goditën nga rrufeja në orën 6:30 të mëngjesit. Të dy mbetën të plagosur, ndërsa 51-vjeçari është në gjendje të rëndë, tha policia lokale.

Gjatë operacionit, megjithatë, një efektiv policie dhe piloti i helikopterit u goditën nga rrufeja.

“Fatmirësisht nuk u lënduan . Ekuipazhi i ambulancës që ndodhej aty u dha ndihmën e parë”, njoftoi policia.

Pak më parë, një grua 27-vjeçare është plagosur rëndë nga rrufeja në të njëjtën zonë të Zvicrës, njoftoi agjencia Keystone ATS.

/abcnews.al