Presidenti Zelenskyy ka shkarkuar Vadym Prystaiko si ambasador të vendit në Mbretërinë e Bashkuar.
Ende nuk dihet arsyeja e shkarkimit.
Prystaiko ka shërbyer si ambasador i Ukrainës që nga 20 korriku 2020. Sipas një njoftimi nga presidenca, Prystaiko nuk do të jetë më as përfaqësues i Ukrainës në Organizatën Ndërkombëtare Detare.
Sipas një burimi diplomatik, Vadym Prystaiko është shkarkuar si ambasador në Mbretërinë e Bashkuar pasi kritikoi publikisht Presidentin Zelensky. Prystaiko kritikoi ‘sarkazmën’ e presidentit gjatë një debati mbi kërkesat e tij për armë.
/abcnews.al