Iraku njoftoi të enjten dëbimin e ambasadorit suedez nga territori i tij dhe ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me vendin nordik mes zemërimit për djegien e planifikuar të Kuranit në Stokholm.
Kryeministri irakian, Mohammed Shia al-Sudani “urdhëroi Ministrinë e Jashtme që t’i kërkonte ambasadorit suedez në Bagdad të largohej nga territori i Irakut në përgjigje të lejes së përsëritur të qeverisë suedeze për djegien e Kuranit të Shenjtë”, sipas një postimi në Tëitter nga zyra e tij.
Më herët, qindra protestues sulmuan ambasadën suedeze në kryeqytetin irakian, duke u ngjitur në muret e ndërtesës dhe duke e djegur atë. Demonstrata u thirr nga mbështetësit e klerikut shiit Muqtada al-Sadr për të protestuar kundër djegies së dytë të planifikuar të Kuranit në Suedi./abcnews.al