Ndërsa Evropa Jugore po digjet nga i nxehti ekstrem, Evropa Juglindore dhe ajo qendrore janë përfshirë nga stuhi të forta shiu. Ka shkuar në gjashtë numri i personave që kanë humbur jetën nga moti i keq në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Slloveni. Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas stuhisë së fuqishme me erëra të forta dhe shiu të dendur.
Mbrojtja Civile Kroate njoftoi se 4 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në stuhinë që goditi vendin. Mes viktimave është edhe një zjarrefikës.
Dy burra vdiqën kur një pemë ra mbi ta, ndërsa një një shofer 40-vjeçar humbi jetën, për shkak të rënies së një peme mbi automjet.
Një person ka humbur jetën në slloveni, pas rënies së një peme të rrëzuar nga një stuhi e fortë, teksa kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, një person ka vdekur, ndërsa aeroporti në Banja Luka është mbyllur
Në stuhinë që përfshiu veriun e Bosnjë-Hercegovinës, një grua vdiq dhe më shumë se 20 persona kërkuan ndihmë mjekësore.
Erërat e forta u përhapën nëpër kryeqytetin serb të Beogradit, të mërkurën në mbrëmje. Disa pjesë të qytetit mbetën pa energji elektrike dhe aeroporti i Beogradit u mbyll përkohësisht. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon një vinç të madh duke rënë./abcnews.al