Parlamenti çek ratifikoi marrëveshjen e mbrojtjes, e cila siguron një kornizë për praninë ushtarake amerikane në tokën çeke, duke forcuar lidhjet midis dy anëtarëve të NATO-s. Dhoma e ulët e Parlamentit votoi 115-18 në favor të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Mbrojtjes, raporton AP.
Megjithatë, çdo vendim konkret për të lejuar hyrjen e trupave amerikane do të kërkojë miratim të mëtejshëm parlamentar. Dokumenti do të vendoste një kornizë ligjore për vendosjen e mundshme të trupave amerikane në vend në një kohë kur Rusia ka nisur një luftë në territorin ukrainas.
“Ne nuk mund të bëjmë pa një aleancë të fortë me vendet e tjera demokratike në këtë situatë,” u tha ministrja çeke e Mbrojtjes Cernochova ligjvënësve në dhomën e ulët. Ajo tha se “marrëveshja është absolutisht në interesin tonë kombëtar” duke pasur parasysh situatën aktuale të sigurisë.
“Fatkeqësisht, vetëm disa qindra kilometra nga kufijtë tanë në lindje, agresioni brutal ushtarak rus po ndodh dhe Evropa kërcënohet me konfliktin më të madh ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ajo./abcnews.al