Mesfushori Juan Cuadrado u bë lojtar i Interit. Klubi njoftoi nënshkrimin e kontratës me 35-vjeçarin kolumbian deri në fund të qershorit 2024.
Cuadrado shkoi falas te Interi pasu u bë lojtar i lirë për shkak të skadimit të kontratës me Juventusin. Gjithashtu në Itali, Juan ka luajtur më parë për Udinese, Lecce dhe Fiorentina. Në total, Cuadrado luajti 362 ndeshje në Serinë A, në të cilat shënoi 43 gola dhe dha 64 asistime.
Juan Cuadrado u bë lojtari i pestë nga Kolumbia në historinë e Interit.
Shtojmë se në kampionatin e kaluar të Italisë Interi zuri vendin e tretë. /G.D abcnews.al/