E ardhmja e Alvaro Moratas do të jetë larg Atletico Madridit siç duket gjithçka. Skuadra spanjolle nuk e ka në planet dhe Simeone e ka rekomanduar në disa skuadra.
Sidomos në Itali, ai ka kaluar një kohë të mirë me rezultatin që katër klube kanë paraqitur propozimet e tyre për të, me Atletico që ka ulur kërkesat e tyre në 21 milionë euro.
Në veçanti, në listën e kandidatëve janë Juventusi, Interi, Milani dhe Roma. Pjesa vendimtare e çështjes është qartazi në anën e lojtarit.
Atletico e ka bërë të qartë se kërkon 21 milionë euro dhe nuk do të bëjë asnjë zbritje apo lëshim për skuadrat që janë të interesuara.
Nga ana e tij, sulmuesi 30-vjeçar spanjoll kërkon një kontratë të madhe dhe afatgjatë dhe cilado skuadër që t’i ofrojë do të ketë dorën e sipërme për ta nënshkruar. /G.D abcnews.al/