Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Kam para dhe mund të bëj çfarë të dua”, miliarderi kinez blen Rolls-Royce dhe e “parkon” në ballkon

schedule15:47 - 19 Korrik, 2023

schedule 15:47 - 19 Korrik, 2023

“Unë kam para, dhe mund të bëj çfarë të dua”. Kështu ka menduar një  miliarder kinez, i cili bleu një Rolls-Royce Ghost me vlerë 300,000 paund dhe e “parkoi” në ballkonin e tij.


Ai ka arritur ta ngrejë mjetin luksoz, me peshë dy tonë e gjysmë, në katin e 44-të të një rrokaqielli, duke e vendosur me kujdes në ballkonin e pasanikut kinez, i cili nuk dëshiron të përmendet emri.

Videoja tregon se si ‘Rolls-Royce Ghost’ u vendos në ballkonin e miliarderit. Ballkoni, ku tashmë është parkuar “Rolls-Royce Ghost”, është 167 metra nga toka dhe ka një pamje të mrekullueshme.



Ideja e miliarderit kinez u realizua tre muaj pasi investitori i pasur australian Adrian Portelli përdori një vinç për të ngritur një makinë garash në katin e 57  për ta ekspozuar në apartamentin e tij në Melburn.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!