Një shqiptar është vënë në prangat e policisxë italiane pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat italiane shkruajnë se ndalimi i tij është bërë nga policia Financiare e Bolonjës, ku është bëtë i mundur arrestimi i shqiptariy që jetonte në Parma.
Ndër të tjera thuhet se kapja e tij është bërë nga bisedat e koduara të zhvilluara në platformën Sky Eç ku dhe u zbulua roli që i ndaluari kishte në grupin kriminal që ishte i përfshirë.
Aktivitetet e mëvonshme hetimore çuan më pas në arrestimin në Paraguaj të dy kalabrezëve, marrës të një urdhri paraburgimi në burg.
Ky i fundit, tashmë me banim jashtë vendit, “kishte arritur që në maj t’i shmangej kapjes” dhe falë bashkëpunimit me Shërbimin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor dhe në veçanti me Njësinë e projektit “I-Can” (bashkëpunimi i Interpolit kundër ‘ndrangheta), u gjurmuan, u arrestuan dhe u dëbuan nga Paraguaj në Spanjë, në pritje të ekstradimit. /abcnews.al