Antonio Cassano ka provuar të luajë me të dy skuadrat e Milanos, por zemra e tij rreh për zikaltrit. Fitorja e djemve të Antonio Contes e ka gëzuar, ndërsa nuk mungojnë thumbimet për ekipin e Milanit.
37-vjeçari vjeçari ka një koment edhe për Romelu Lukakun dhe lidhjen e tij të veçantë me trajnerin Conte në deklaratën e dhënë për emisionin “Tiki Taka”.
“Ishte një ndeshje e bukur vetëm nga njëra palë. Kishte shumë diferencë në aspektin e personalitetit dhe intensitetit, por jo të lojës. Interi tregoi atë që dëshiron Conte: të vrapojnë si të çmendur dhe të bëjnë presing. Gjëja më e bukur ishin fjalët e Contes, i cili u shpreh se nuk kishte lojtarë që mund të vendosin një ndeshje.
Lukaku? Ai u sponsorizua dhe u kërkua me ngulm nga trajneri. Ai është lojtari klasik që do të shkonte në luftë për Conten. Shënoi një gol të bukur, por është e pafalshme për mbrojtjen e Milanit të pësoj një gol të tillë. Ishin 5 veta kundër Lukakut”, përfundon Antonio Cassano. /abcnews.al