Struga e drejtuar nga trajneri shqiptar Shpëtim Duro është eliminuar në raundin e parë të Champions League duke u mposhtur 1-2 në ndeshjen e kthimit nga skuadra e lituaneze e Zalgiris.
Ndërkohë, ndeshja e parë në Lituani përfundoi pa gola.
Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 76′ nga Ibrahimi kur realizoi nga pika e bardhë.
Por vetëm 2 minuta zgjati avantazhi i skuadrës shqiptare posi miqtë barazuan me Kendysh.
Kur u mendua se ndeshja do të përfundojë në barazim, Neziri realizoi autgol duke i dhënë suksesin lituanezëve. /G.D abcnews.al/