Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Blinken reagon për tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit

schedule22:30 - 17 Korrik, 2023

schedule 22:30 - 17 Korrik, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi, një vendim”të pandërgjegjshëm”.

Blinken tha se marrëveshja duhet “të rivendoset sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan CNN.

“Shpresoj që çdo vend po e shikon këtë nga afër. Ata do të shohin se Rusia është përgjegjëse për refuzimin e ushqimit për njerëzit që kanë nevojë dëshpërimisht për të në mbarë botën dhe për të kontribuar në rritjen e çmimeve në një kohë kur shumë vende vazhdojnë të përjetojnë inflacion shumë të vështirë”, u shpreh ai të hënën në Departamentin e Shtetit.

Diplomati i lartë amerikan deklaroi se marrëveshja nuk duhej të ishte e nevojshme në radhë të parë dhe u bë e tillë vetëm pasi Rusia filloi luftën e saj në Ukrainë.

Blinken tha se ukrainasit, SHBA-ja dhe të tjerët do të shikojnë nëse ka “ndonjë opsion tjetër” për të transportuar drithë në mënyrë të sigurtë përmes Detit të Zi në treg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!