“Rusia ka përqendruar më shumë se 100,000 ushtarë në zonën e Kupyansk në përpjekje për të thyer mbrojtjen e Kievit”.
Kështu u shpreh të hënën Serhii Cherevatyi, Zëvendës Komandanti ukrainas për Komunikimet Strategjike të Grupimit Ushtarak Lindor, shkrun CNN.
“Armiku ka përqendruar një grupim shumë të fuqishëm në drejtimin Lyman-Kupyansk, me mbi 100,000 personel, mbi 900 tanke dhe mbi 370 MLRS,” tha Cherevati. “Armiku vendosi njësi ajrore, njësitë më të mira të këmbësorisë të motorizuara atje. Si mbështetje shtesë, janë rezerva e ushtrisë luftarake, trupat territoriale, kompanitë Storm-Z.
Ai shtoi se forcat ruse “po vënë gjithçka për të thyer mbrojtjen tonë. Ushtarët tanë po qëndrojnë të vendosur në mbrojtje.”
Cherevati tha se shtytja ruse në zonë ishte të përpiqej të arrinte njëfarë suksesi pasi Ukraina mori kontrollin rreth Bakhmutit./abcnews.al