Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pohuar se marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi duhet të vazhdojë.
Rusia më herët njoftoi se po tërhiqej nga marrëveshja, e cila skadon sot, shkruan Sky News.
“Edhe pa Federatën Ruse, gjithçka duhet bërë në mënyrë që ne të mund të përdorim këtë korridor të Detit të Zi. Nuk kemi frikë,” citoi zëdhënësi presidencial, Serhiy Nykyforov të thoshte Zelensky.
“Na u afruan kompanitë, pronarët e anijeve. Ata thanë se janë gati. Nëse Ukraina i lë të shkojnë dhe Turqia vazhdon t’i lërë të kalojnë, atëherë të gjithë janë gati të vazhdojnë furnizimin me grurë.”, shtoi ai./abcnews.al