Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kontrollet detare/ Bllokohen 8 mjete Jet Sky në Shëngjin, gjobiten pronarët

schedule14:41 - 17 Korrik, 2023

schedule 14:41 - 17 Korrik, 2023

Në kuadër të kontrolleve në bregdet, policia ka bllokuar 8 mjete lundrimi Jet Sky në Shëngjin. Nga 13 mjetet lundruese ndaj të cilave u ushtrua kontroll, 8 prej tyre rezultuan me mungesë dokumentacioni. Për këtë arsye, pronarët u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë të rinj.

Policia apelon të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit që të pajisen me dokumentacionin përkatës të mos cenojnë perimetrin ujor të sigurisë për pushuesit dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!