Po shiste drogë, kapet “mat” shqiptari në Itali

schedule11:08 - 17 Korrik, 2023

schedule 11:08 - 17 Korrik, 2023

Një 34 vjeçar është vënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Mediat vendase shkruajnë se i ndaluari është një i ri shqiptar, i cili u kap nga patrulla e Seksionit të Radiomobilave duke zbritur nga makina, duke hyrë në parkun Pioppe në Via Baganza dhe duke dhënë diçka dhe më pas duke u rikthyer me shpejtësi.

Pas kontrollit nga policia shqiptarit i janë gjetur në xhep dy mbështjellës, të cilët pasi janë gjetur, kanë pasur disa gramë kokainë.

Nga kontrolli i mëpasshëm i mjetit dhe shtëpisë, u bë i mundur sekuestrimi i rreth 220 gr. të kokainës, një peshore precize, materialin e paketimit dhe shumën prej 15.000 euro.  /abcnews.al