Andre Onana mund të konsiderohet si lojtar i Manchester United. Portieri pritet të udhëtojë menjëherë në qytetin anglez për të nënshkruar kontratën dhe të udhëtojë me delegacionin e ekipit drejt SHBA-ve të mërkurën e ardhshme.
Mbetet vetëm të kontrollohen disa detaje financiare, që kanë të bëjnë me mënyrën e pagesës së parave. Siç raporton gazetari, Fabrizio Romano, transferimi duhet të konsiderohet i dhënë, ndërsa Erik Ten Haag ka telefonuar portierin 27-vjeçar për të verifikuar se gjithçka është nën kontroll, për të përfunduar transfertën.
Për sa i përket pjesës financiare, “djajtë e kuq” do të duhet të depozitojnë 50 milionë euro dhe pesë të tjera si bonus. /G.D abcnews.al/
More on André Onana deal. Agreement is 99.9% completed, just waiting on the final check on payment terms then he’ll travel to Manchester. ??? #MUFC
Erik ten Hag directly called Onana in the last 48h to confirm that there are no issues, just matter of time. Patience. pic.twitter.com/y5hR51mqlU
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 16, 2023