Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Burbock së fundmi ka theksuar se nuk po shikon asnjë sinjal të afërt për negociata mes presidentit rus Vladimir Putin me Ukrainën.
Këto komente zyrtarja gjermane i ka bërë në një konferencë të përbashkët me me ish-kampionin botëror të boksit ukrainas Vladimir Klitschko, kur u pyet nëse negociatat me të fortin e Kremlinit do të ishin të mundshme.
“Do të doja që të mund të negocionim. Në këtë fazë nuk është ajo që ne do të donim, por si e trajtojmë realitetin”, ka thënë Burbok.
Ndër të tjera ajo e ka vënë theksin se para fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, ishin bërë përpjekje diplomatike për të parandaluar përshkallëzimin e krizës.
“Përgjigja ndaj tyre ishte 100,000 trupa për të pushtuar Ukrainën”, tha Burbok.
Ukraina duhet të jetë në gjendje të rifitojë paqen ka thënë ajo ndër të tjera.
“Kjo do të ndodhë vetëm nëse kjo luftë brutale, agresive e Rusisë ndalet, nëse ushtarët rusë tërhiqen nga territori ukrainas dhe sulmet e përditshme me dronë, raketa dhe bomba në Ukrainë ndalojnë”, është shprehur ajo./abcnews.al