Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i ngjarjes së përgjakshme në orën 3.30 të mëngjesit në Hanioti të Halkidikit. Dy personat, 39 dhe 45 vjeç, janë pushues nga Maqedonia e Veriut, sipas mediave greke.
Sipas informacioneve të para nga policia, persona të panjohur, të veshur me kapuç kanë hapur zjarr ndaj tyre teksa ndodheshin në një banesë me qira.
39-vjeçari ka vdekur menjëherë, ndërsa 45-vjeçari është dërguar i plagosur fillimisht në Qendrën Shëndetësore Kassandra dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm Polygyros.
Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë shpallur në kërkim nga Policia. Rrethanat dhe shkaqet e sakta të ngjarjes fatale janë duke u hetuar nga Departamenti i Sigurisë Polygyros.
/abcnews.al