Shtatë persona kanë vdekur dhe mijëra janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve në Korenë e Jugut. Shirat e rrëmbyeshëm kan shkaktuar rrëshqitje dherash, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtime në infrastrukturë në të gjithë vendin.
Kryeministri Han Duck-soo i ka kërkuar ushtrisë të ndihmojë në përpjekjet e shpëtimit. Përveç viktimave të konfirmuara, tre persona janë aktualisht të zhdukur dhe disa raportohen të lënduar, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave pritet të rritet.
Agjencia e Lajmeve Yonhap raportoi se rreth 6,400 banorë u evakuuan.
/abcnews.al