Me vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij, Harry Kane është lidhur me disa klube evropiane, duke përfshirë Real Madrid, Manchester United dhe Chelsea.
Megjithatë, ka qenë Bayern që ka kaluar në epërsi në luftën për një kontratë me Kane, pavarësisht se kryetari i bordit drejtues të Tottenham, Daniel Levy, ka refuzuar ofertën fillestare. Në sfondin e këtyre thashethemeve, është koha të kujtojmë se çfarë tha Pep Guardiola për transferimin e lojtarëve te Bayern:
“Kam një ndjenjë që kur Bayern të thërret, duhet të largohesh. Sepse ky tren kalon një herë.
I takon Kane të vendosë nëse do të marrë apo jo këshillat e Guardiolës, por interesi i Bayern duket të jetë mjaft serioz pasi drejtuesit e Bayern thuhet se fluturuan në Londër të enjten mbrëma për të negociuar me Levy. /G.D abcnews.al/