Erdogan: Do të vazhdojmë të mbështesim zgjerimin e NATO-s

schedule12:33 - 13 Korrik, 2023

schedule 12:33 - 13 Korrik, 2023

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i është përgjigjur sot postimit të djeshëm të presidentit Biden, ku falënderoi Turqinë për marrëveshjen historike në lidhje me anëtarësimin e Suedisë në NATO.

“Turqia arriti dje një marrëveshje historike për anëtarësimin e Suedisë në NATO. President Erdogan, faleminderit për guximin, udhëheqjen dhe diplomacinë tuaj.
Ky samit ripohon përkushtimin tonë për mbrojtjen e NATO-s dhe shpresoj se ne mund të vazhdojmë ta bëjmë atë edhe më të fortë”, ka shkruar Biden, postim i shoqëruar me një video të takimit të dy liderëve në Vilnius, në kuadër të Samitit të NATO-s.

Disa orë më vonë u përgjigj edhe Erdogan, i cili ndër të tjera foli për “vazhdimin e mbështetjes për zgjerimin e NATO-s dhe forcimin” e aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim zgjerimin e NATO-s dhe forcimin e aleancës sonë me sinqeritet, përgjegjësi dhe parime. Unë besoj se krijimi i zgjidhjeve të forta nga Aleanca jonë kundër të gjitha sfidave të sigurisë, veçanërisht luftës kundër terrorizmit dhe forcimi i lidhjeve midis aleatëve do të luajë një rol të rëndësishëm në konsolidimin e paqes rajonale dhe globale.

Ne do të mbajmë qëndrimin tonë konstruktiv për sa kohë që shqetësimet legjitime të sigurisë dhe iniciativat rajonale dhe globale të Turqisë janë të formësuara në baza të favorshme.

Faleminderit zoti President për mbështetjen tuaj personale, dhe urimet tuaja për Aleancën”, ka shkruar konkretisht Erdogan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!