Tension, grusht e sherr u shënuan këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës.
Seanca u ndërpre pasi deputetët e opozitës janë përleshur me deputetët e pozitës dhe ministrat, teksa kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim.
Ishte deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku që ka hedhur ujë ndaj Kurtit dhe në ato momente kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, dhe më pas situate është përshkallëzuar.
Situata ka shkuar deri në përleshje fizike mes ministrave dhe deputetëve opozitarë, ndërsa kryeparlamentari ka kërkuar ndërhyrjen e policisë.