“Prokuroria të nisë hetimet”/ Veteranët e UÇK reagojnë pas skandalit të përgjimeve: Kusari-Lila e Simiç, kontakte me kriminelin Radojçiç

schedule23:06 - 12 Korrik, 2023

schedule 23:06 - 12 Korrik, 2023

Të tjera skandale u zbuluan nga regjistrimi i pjesës së tretë të audio-regjistrimet e publikuara, ku dëgjohet biseda telefonike mes shefes së Grupit Parlamentare të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me deputetin serb, Slavko Simiç.

Kryedeputetja e partisë në pushtet i ankohet përfaqësuesit të Listës Serbe, që sa të “fryra” janë listat e veteranëve. Ajo i drejton gishtin kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mirëpo, këto deklarata kanë shkaktuar zemërim edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Ajo ka kërkuar nga prokuroria që të intervistojë deputeten e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiç pasi, sipas saj, mbajnë kontakte me Radojçiç. Ky I fundit kërkohet nga autoritetet policore.

Nga Organizata pretendojnë se incizimet vërtetojnë vetëm një gjë: partia e Albin Kurtit po kërkonte votat e Listes Serbe për të larguar veteranët nga Ligji për pagë minimale.

Protagonistët e dokumentit audio flasin për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, deputetja Kusari-Lila ka folur edhe për deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës – Uran Ismaili, Abelard Tahiri dhe Bekimi Haxhiu.

Ndërsa Haxhiu reagoi menjëherë në rrjetet e tij sociale.

Deputeti i PDK-së i ka quajtur kryeministrin Kurti dhe deputeten Kusari-Lila “lluma” të shoqërisë kosovare, “mashtrues”, “gënjeshtarë”, “spiunë”, ndërsa ka shtuar se nuk ndihet i ofenduar nga “sharjet para armikut”.

Nga ana tjetër, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Albin Kurtit.

“Ka vetëm një rrugë për ta ndalë këtë degradim të gjithanshëm: zgjedhje të parakohshme sa më shpejt, për ta kthyer Kosovën në drejtimin e duhur!” deklaroi Krasniqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!