Bashkëshortja e prezantuesit të BBC-së, Hugh Edwards, ka treguar se ai është personi në qendër të skandalit seksual që ka shpërthyer ditët e fundit.
Edwards dyshohet se ka kërkuar foto të pahijshme nga një të miture, ndërsa një person i dytë ka bërë edhe ankesa kundër tij.
Në deklaratën e saj, Vicky Flint tha se burri i saj “vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor” dhe tani “po trajtohet në spital, ku do të qëndrojë për disa kohë”. Ajo kërkoi gjithashtu mbrojtjen e privatësisë së familjes së saj.
Gruaja e prezantueses thotë: Në dritën e publikimeve të fundit për ‘prezantuesin e BBC’ po e bëj këtë deklaratë në emër të bashkëshortit tim Hugh Edwards, pas pesë ditë jashtëzakonisht të vështira për familjen tonë. Këtë e bëj kryesisht nga shqetësimi për shëndetin e tij mendor dhe për të mbrojtur fëmijët tanë. Hugh vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor. Siç dihet, vitet e fundit ai është trajtuar për depresion të rëndë.