Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbarkon në Milano, Yann Bisseck: Shumë i lumtur që ndodhem këtu, forca Inter

schedule16:56 - 12 Korrik, 2023

schedule 16:56 - 12 Korrik, 2023

Yann Aurel Bisseck ka përfunduar me sukses testet mjekësore me Interin gjatë ditës së sotme (e mërkurë) dhe tashmë ka thënë fjalët e para.

Qendërmbrojtësi gjerman është gati t’i bashkohet zikaltërve dhe sapo ka përfunduar testet mjekësore.

“Sigurisht, jam i lumtur që jam këtu, do të them më shumë pas nënshkrimit, Forza Inter”, u tha 22-vjeçari gazetarëve dhe fansave pas përfundimit të pjesës së dytë të testeve mjekësore në CONI në Milano.

Sipas mediumi “Calciomercato.com”, Interi nuk e ka paguar klauzolën e tij prej 7 milionë eurosh, e cila duhej të paguhej në një këst të vetëm.

Interi do të paguajë 7 milionë euro plus 500,000 euro bonuse, ndërsa Aarhus do të mbajë një klauzolë prej 5 për qind në shitjen e tij të ardhshme.

22-vjeçari ka luajtur në Kampionatin Evropian U21 me Gjermaninë dhe pritet të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2028./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!