Dita e dytë e samitit të NATO-s, Stoltenberg shpjegon tre hapat e radhës së Ukrainës për anëtarësim

schedule12:12 - 12 Korrik, 2023

schedule 12:12 - 12 Korrik, 2023

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca do të mbështesë Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme. Duke folur në një konferencë për shtyp së bashku me presidentin ukrainas ai përcaktoi një paketë me 3 hapa për të afruar Ukrainën “më afër NATO-s”.

“Tani kemi rënë dakord për një plan me 3 hapa që do ta afrojë Ukrainën më pranë NATO-s.

Një program për ndihmën praktike, krijimin e një këshilli të ri NATO-Ukrainë, riafirmimin se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s dhe duke hequr kërkesën për anëtarësim.”

Për anëtarësimin në NATO, ai tha se aleanca do të ftojë Ukrainën për të qenë pjesë e NATO-s kur të gjithë aleatët të bien dakord.

Ne e dimë se SHBA-ja dhe Gjermania kanë treguar më së shumti rezerva për sa i përket anëtarësimit, ndërkohë që konflikti vazhdon.

Stoltenberg shtoi se pasi të përfundojë lufta, “ne duhet të sigurojmë se ka marrëveshje të besueshme për sigurinë e Ukrainës në mënyrë që historia të mos përsëritet”.

Duke iu drejtuar presidentit ukrainas, ai tha: “Sot takohemi si të barabartë, mezi pres ditën që të takohemi si aleatë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!