Sindikatat kërkojnë që puna në kantieret të ndërpritet kur moti është i nxehtë, pasi shifrat tregojnë se aksidentet rriten kur temperaturat janë mbi 30 gradë. Sipas siguruesit shëndetësor SUVA, lëndimet rriten me rreth 7% në mot më të nxehtë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Kjo është për shkak të mungesës së përqendrimit dhe rraskapitjes, thotë siguruesi. Një zëdhënës i Unionit Unia thotë se kur temperaturat arrijnë në 35, të gjitha punimet duhet të ndërpriten. Por kërkesat e klientëve thonë se orari duhet të mbahet.
Përfaqësuesit e sindikatës po bisedojnë me parlamentarët, duke bërë thirrje për mbrojtje ligjore jo vetëm për punëtorët – por firmat e ndërtimit nëse projekti vonohet për shkak të nxehtësisë.