Një person ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Tales.
Bëhet fjalë për një pushues rreth 55 vjeç, i cili pasi është futur në det, nuk ka mundur dot të dalë në breg për shkak të dallgëve të mëdha.
Kanë qenë pushuesit, vrojtuesit dhe punonjës të lokaleve që e kanë nxjerrë nga deti dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
Për ngjarjen janë lajmëruar shërbimi i urgjencës, ndërsa ka qenë autoambulanca e cila ka mbërritur menjëherë dhe e ka transportuar atë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, pushuesi është në gjendje kritike për jetën.
Në harkun kohor të një jave, ky është rasti i katërt që një person rrezikon mbytjen në plazhet e Lezhës.
Ngjarja vjen një ditë pas tragjedisë që ndodhi në Vilë Bashtovë ku humbën jetën babai dhe dy djemtë e tij në det për shkak të rrymave të forta detare./abcnews.al