Sot, e gjithë vëmendja e futbollit është e fokusuar te derbi i Milanos mes Milanit dhe Interit. Dy nga skuadrat më të mëdha në Itali përplasen sot në “San Siro” dhe kur duhen me shumë se 45 minuta nga fillimi i takimit, atmosfera është elektrizuese.
Tifozeritë e të dyja skuadrave kanë pushtuar rrugët e Milanos dhe ngjyrat kuqezi e zikaltër janë kudo. Një video e siguruar nga ABC News tregon qartë atmosferën pranë stadiumit “San Siro” dhe në minutat e ardhshme, gjithçka pritet të jetë edhe më e zjarrtë dhe më e zhurmshme./abcnews.al

