“As Juventus, as Arabinë Saudite”, është mesazhi që ka dërguar Lukaku, me mediat në shtetin fqinj që pretendojnë se Lukaku ka vetëm Interin në mendje dhe po e shtyn Chelsea që ta shesë.
Për momentin, londinezët kanë refuzuar ofertën e parë prej 30 milionë eurosh, që është për huazimin e lojtarit në fillim dhe më pas blerjen e tij të detyrueshme, por “blutë” duan 45 milion euro për ta lënë të lirë.
? Chelsea have REJECTED #Inter’s latest bid for Romelu Lukaku and are seeking a fee in the region of €45M.
[@TheAthleticFC ? via @liam_twomey] pic.twitter.com/N1OT0ddeC8
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) July 8, 2023
Para që nuk janë shumë larg nga ajo që ofron Interi, me gazetarët në vendin fqinj që raportojnë se Interi po pret të mbyllë marrëveshjen me Manchester United për Onana (flitet për një shitje që do të arrijë në 60 milionë euro) dhe në këtë mënyrë që të rrisë ofertën për Lukakun duke i dhuruar Chelsea 40 milionë euro. /G.D abcnews.al/