Emrin e ka Mallëngjim dhe dashuria për Shqipërinë i shquhet që në veshje.
Është admirues i objekteve antike e prej më shume se 20 vitesh, merret me koleksionimin e tyre.
Shtepinë e ka kthyer në një muze etnografik. Koleksioni është shumë i pasur dhe sendet aty janë të shumëllojshme.
Thuajse të gjitha i përkasin krahinave të Librazhidt. Një pjesë të konsiderueshme i ka mbledhur vetë, ndërsa të tjerat i ka siguruar duke i blerë.
“Një pjesë i kam gjetur vetë, një pjesë tjetër i kam blerë”, theksoi ai.
Tregon se koleksionimi i objekteve që datojnë shekuj më parë, është traditë në familjen Biçaku. Me këtë punë janë marrë më herët gjyshi e babai i tij.
“Ne, trevat tona apo qyteti, ka një histori të veçantë. Ne kemi shumë njerëz patriotë. Ne krenohemi me historinë që kemi”, tha Mallëngjimi.
Thote se permes gjetjes e ruajtjes se ketyre sendeve me vlere synon te mbaje gjalle kulturen dhe identitetin.
“Kultura duhet të jetë. Po duhet t’ua trashëgojmë brezave, për të mbajtur gjallë kulturën tonë, identitetin tonë.
Të gjitha i ka të memorizuara në kujtesë, por nuk ka një numër të saktë të të gjitha sendeve të grumbulluara.
Shpreson që një ditë, të gjitha t’i ekspozojë në një muze për t’ju dhënë mundësi edhe brezave të rinj të njihen me këto objekte shekullore me vlera të ralla për trashëgiminë tonë./abcnews.al