Italia kërkon punëtorë. Qeveria italiane për shkak të vështirësive që po ndeshet së fundmi me mungesën e krahut të punës në sektorin e bujqësisë dhe të turizmit ka miratuar një draft , i cili parashikon që në tre-vjeçarin e ardhshëm do të punësojë 452 mijë punëtorë të huaj.
Drafti i cili titullohet “Programimi i fluksit të hyrjes së ligjshme në Itali të punëtorëve të huaj”, parashikon punësimin e 136 mijë të huajve përgjatë vitit 2023, 151 mijë më vitin 2024 e 165 mijë më 2025.
Ekspertët italiane shprehen se aktualisht vendi ka nevojë për mbi 830 mijë fuqi punëtore, dhe ky draft i hartuar nga qeveria Meloni, është një hap i madhe që do të ndihmojë sipërmarrësit e për ekonominë italiane.
Në vitin 2022 Italia aprovoi hyrjen e rreth 40 mijë punëtorëve të huaj mes të cilëve edhe shqiptarë. Ky vendim i ri do të jetë një tjetër mundësi për ata shqiptarë të tjerë që duan të punojnë në Itali me kushtet e parashikuara nga ky draft.
Për sektorin e turizmit e bujqësisë punësimet do të privilegjojnë ato vende që kanë nënshkruar me Italinë marrëveshje për të lehtësuar punësimet e rregullta kundër emigracionit ilegal.
Aplikimet e punësimit në Itali do të autorizohen nga organizatat e punës më përfaqësuese në nivel kombëtar që do të merren me mbikëqyrjen e rekrutimin e punëtorëve deri në nënshkrimin e kontratave të punësimit me ta.