OKB: Sulmet izraelite në kampin Jenin mund të jenë krime lufte

schedule13:44 - 7 Korrik, 2023

schedule 13:44 - 7 Korrik, 2023

Sulmet ajrore izraelite dhe operacionet tokësore në Bregun Perëndimor të pushtuar që synojnë kampin e refugjatëve Jenin dhe vrasja e të paktën 12 palestinezëve mund të përbëjë një krim lufte. Kështu deklaruan zyrtarë të OKB-së, inspektorë për situatën palestineze dhe për njerëzit në kampet e refugjatëve.

“Operacionet e forcave izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, vrasja dhe plagosja e rëndë e popullsisë së okupuar, shkatërrimi i shtëpive dhe infrastrukturës së tyre dhe zhvendosja arbitrare e mijëra njerëzve përbën shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar për përdorimin e forcës.”, thanë ata.

Midis 3 dhe 4 korrikut, forcat izraelite vranë të paktën 12 palestinezë dhe plagosën mbi 100 palestinezë, në një nga operacionet më të mëdha të Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar në vite. Sulmet detyruan mijëra palestinezë të iknin dhe dëmtuan infrastrukturën, shtëpitë dhe ndërtesat e banimit.

“Sulmet ishin më të ashprat në Bregun Perëndimor që nga shkatërrimi i kampit Jenin në vitin 2002”, thanë ekspertët e OKB-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!