Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Dërgimi i armëve me rreze të gjatë varet nga SHBA

schedule11:55 - 7 Korrik, 2023

schedule 11:55 - 7 Korrik, 2023

Dorëzimi i armëve me rreze të gjatë në Ukrainë varet drejtpërdrejt nga një vendim i Uashingtonit. Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij në Pragë.

“Pa armë me rreze të gjatë është e vështirë jo vetëm të kryhen misione sulmuese, por edhe, për të qenë i sinqertë, operacione mbrojtëse. Po e diskutojmë me SHBA, për momentin varet prej tyre”, tha ai.

Zelensky gjithashtu u bëri thirrje liderëve të NATO-s që të ndërmarrin hapa konkretë drejt anëtarësimit të Ukrainës në Aleancën Atlantike në samitin në Vilnius, Lituani, javën e ardhshme.

Ai tha se vendit të tij i duhet shumë më tepër sesa një deklaratë e përgjithshme se dera e NATO-s është “e hapur”. “Po flasim për një sinjal të qartë, disa gjëra konkrete në drejtim të një ftese.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!