Forcat izraelite vranë të premten dy palestinezë të dyshuar për sulmin ndaj oficerëve të policisë në fillim të kësaj jave, tha ushtria izraelite. Forcat izraelite bastisën qytetin e pushtuar të Nablusit në Bregun Perëndimor, dhe të dy terroristët u vranë pas një shkëmbimi zjarri.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA raportoi se forcat izraelite kishin rrethuar një shtëpi ku ndodheshin dy burrat, se ata ishin “ekzekutuar” dhe se përleshjet me banorët e qytetit shpërthyen më vonë.
Bastisja e së premtes në Nablus erdhi disa ditë pas një operacioni dy-ditor izraelit në fillim të kësaj jave në kampin e refugjatëve në Jenin në Bregun Perëndimor.
Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar infrastrukturën dhe depot e armëve të grupeve militante palestineze në Jenin gjatë operacionit.
Dymbëdhjetë palestinezë, shumica e të cilëve u konfirmua se ishin militantë, u vranë dhe rreth njëqind u plagosën në pushtimin, i cili filloi me sulme me dron gjatë natës, ku pasoi një operacion spastrimi ku përfshiheshin më shumë se 1000 ushtarë.
Izraeli pretendon se të gjithë palestinezët e vrarë ishin luftëtarë. Një ushtar izraelit gjithashtu humbi jetën.
/abcnews.al