Gjashtë persona kanë ndërruar jetë dhe 81 të tjerë janë lënduar pasi një zjarr ra në një shtëpi të moshuarish në Milano. Mediat italiane raportojnë se 61 prej tyre kanë marrë lëndime jo serioze ndërsa të tjerët ndodhen në gjendje më të rëndë të shtruar në spitalet e qytetit.
Viktimat janë pesë gra dhe një burrë. Dy vdiqën për shkak të flakëve, ndërsa katër të tjerët vdiqën nga asfiksimi. Katër automjete të urgjencës, një automjet koordinues dhe 11 autoambulanca shkuan në vendngjarje, disa prej të cilave janë duke u larguar nga spitalet, raportuan mediat.
? #Milano, ore 1:20 #7luglio #incendio in casa di riposo in via dei Cinquecento. 6 persone decedute, numerosi intossicati ricoverati in ospedale. Decine le persone salvate dai #vigilidelfuoco che hanno immediatamente evacuato la struttura. Accertamento cause in corso pic.twitter.com/I8nJCxeSIM
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) July 7, 2023