Kremlini: Marrëveshjet e Kievit me vendet e tjera nuk e ndryshojnë rezultatin e operacionit special

schedule21:28 - 6 Korrik, 2023

schedule 21:28 - 6 Korrik, 2023

“Çdo marrëveshje që regjimi i Kievit bën me vendet e tjera për të siguruar ndihmë ushtarake nuk do të ketë ndikim në rezultatin e operacionit të posaçëm ushtarak dhe situata në vijën e frontit sot e konfirmon këtë”.

Kështu u tha të enjten gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan Tass.

“Në parim, të gjitha këto diskutime dhe rezultatet e këtyre diskutimeve nuk janë në gjendje të ndikojnë në asnjë mënyrë në rezultatin e operacionit ushtarak special. Dhe situata aktuale në vijën e frontit e konfirmon këtë” tha zyrtari i Kremlinit.

Në përgjithësi, Kremlini nuk është i befasuar nga këto bisedime. Regjimi i Kievit po bën të pamundurën për të tërhequr sa më shumë vende të jetë e mundur virtualisht dhe drejtpërdrejt në këtë konflikt”, vuri në dukje Peskov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!