Sulmi raketor rus i së enjtes në Lviv ishte “sulmi më shkatërrues ndaj civilëve” në rajon që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska, tha Administrata Ushtarake e Lvivit.
Viktima më e re ishte vetëm 21 vjeç.
“Rusia po vret rininë tonë. Të ardhmen tonë,” tha Maksym Kozytskyi, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Lviv.
“Viktima më e vjetër ishte 95 vjeç. Gruaja i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, por për fat të keq, ajo nuk i mbijetoi ruso-fashizmit,” tha Kozytskyi.
Zyrtarët thanë se sulmi me raketa shkatërroi më shumë se 30 shtëpi, më shumë se 250 apartamente, 10 konvikte, një jetimore, dy ndërtesa universiteti dhe një shkollë në qytetin perëndimor të Ukrainës.
Kryetari i bashkisë së Lviv Andrii Sadovyi shpalli dy ditë zie.
/abcnews.al