Mbrojtësi i Interit, Stefan De Vrij, ka folur me shumë optimizëm para derbit kundër Milanit. Gjiganti i mbrojtjes zikaltër tha se kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, por Interi do t’ia dalë që të marrë pikët e plota:
“Derbi i Milanos është gjithmonë një ndeshje shumë e bukur dhe të dyja skuadrat japin maksimumin. Si ne, ashtu dhe Milani, do të synojmë vetëm tri pikët dhe asgjë tjetër.
Do të jetë një test shumë i rëndësishëm dhe besoj se do të kalojmë në anën tjetër të lumit. Jam i sigurt që do të dalim me pikët e plota nga kjo sfidë”, tha mes të tjerash De Vrij./abcnews.al