Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mësuesit në Angli dalin sërish në grevë për pagat

schedule14:54 - 5 Korrik, 2023

schedule 14:54 - 5 Korrik, 2023

Rreth 300,000 mësues në Angli nisën të mërkurën një valë tjetër grevash për shkak të mosmarrëveshjes së vazhdueshme mbi pagat. Mësuesit, të cilët janë anëtarë të Unionit Kombëtar të Arsimit (NEU), sindikata më e madhe e arsimit në Evropë, do të zhvillojnë gjithashtu veprime industriale më 7 korrik.

“Ne nuk duam të bëjkmë grevë por arsimi po shkatërrohet nga një qeveri që nuk na vlerëson as punën që bëjmë”, njoftoi sindikata. Vendimi për grevën erdhi pasi sindikata ra dakord me 17 Qershor për dy ditë të tjera greve.

“Sekretarja e arsimit refuzoi të rihynte në negociata me arsyetimin se ajo dhe Departamenti i saj po prisnin botimin e rekomandimit të Trupit Shqyrtues të Mësuesve të Shkollës për pagën,” thanë Mary Bousted dhe Kevin Courtney, sekretarë të përgjithshëm të përbashkët të NEU./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!