Mbretëria e Bashkuar: Rusia ka humbur gjysmën e aftësisë së saj luftarake

schedule12:11 - 5 Korrik, 2023

schedule 12:11 - 5 Korrik, 2023

Ushtria ruse ka humbur gjysmën e aftësisë së saj luftarake në Ukrainë, duke përfshirë 2500 tanke. Kështu deklaroi shefi i shtabit të mbrojtjes britanike, admirali Tony Radakin, i cili hedh poshtë idenë e një kundërofensivë shumë të ngadaltë nga forcat e armatosura ukrainase.

“Rusia ka humbur gati gjysmën e efektivitetit luftarak të ushtrisë së saj”, tha Radakin. “Vitin e kaluar qëlloi 10 milionë predha artilerie, por në rastin më të mirë mund të prodhojë 1 milionë predha në vit. Ajo ka humbur 2500 tanke dhe në rastin më të mirë mund të prodhojë 200 tanke [të reja] në vit”, tha ai.

Britania e Madhe është ofruesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas SHBA-së dhe ka qenë në pararojë për sa i përket sigurimit të Kievit me pajisje ushtarake të avancuara, duke përfshirë tanket kryesore të betejës dhe raketat e lundrimit me rreze të gjatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!