Pushimet janë shumë të rëndësishme për të gjithë, veçanërisht ato verore, ku shumica e shqiptarëve zgjedhin turizmin detar.
Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, operatori turistik, Agim Mehmeti dhe e apasionuara pas udhëtimeve, Teuta Borova, kanë sugjeruar disa nga destinacionet më ideale për t’u relaksuar. Ata kanë theksuar se në Top Trend është Antalia në Turqi, e cila tashmë bën pjesë në 10 vendet më të mira të botës për pushime.
“Shqipëria sa vjen dhe merr një jehonë. Unë isha në fund të majit në Pragë për një konferencë dhe u kënaqa kur shikon ato agjencitë e udhëtimeve ‘Albania’ ose në Gjermani, shumë media prestigjoze në Gjermani japin reklama, por mendoj që duhet të bëjnë pak kujdes me çmimet se 1500 euro për të bërë një tur 10-ditor në Shqipëri është çik e kushtueshme, sepse ai mund të shkojë në Andaluzi dhe ka një paketë më të pasur atje. Mendoj që duhet të bëjë mundësira në çmime që ta bëj turistin që të kthehet.
Nëse janë më shumë të pozicionuar për plazhet, ne jemi në Mesdhe dhe kemi Kroacinë, Spanjën, Shqipërinë tonë e kemi të mrekullueshme nëse flitet për plazhe”, u shpreh Borova.
“Tregu këtu ka ndryshuar dhe po ndryshon, sidomos pas pandemisë po jep dhe shenja shumë interesante. Tani nuk duhet të flasësh vetëm për pushimet klasike të verës, ka ikur kjo kohë. Në çdo lloj moshe kanë filluar të mendojnë në 365 ditë, e kanë përfshirë totalin e verës në totalin vjetor të pushimeve.
Turqia është numri 1 në botë. Antalia i ka kaluar të gjitha përmasat, ka hyrë në Top 10 e vëndeve më të vizituar të të gjithë botës, ia ka kaluar Stambollit për nga numri i turistëve që ka. Bën pjesë me vendet e njohura, si Parisi, New York, Londra. Ka një shtrirje bregdeti gati 200 km që nuk është pak, të miksuar, se nga një anë janë male, nga tjetra janë të shtrira fushat. Kështu që është një produkt divers.
Personalisht, mua më pëlqen zona e Çamërisë, flas si cilësi bregdeti. Mendoj se është zona më e mirë për të gjetur bregdetin më të mirë në Greqi. Ndërsa, në Turqi ndjehem shumë rehat. Cilësinë e gastronomisë e ke shumë të mirë po more produktin e duhur. Unë do të fusja dhe Spanjën pa diskutim në totalin e vetë. Jam dhe për Italinë më ngacmon më shumë se Portugalia”, tha Mehmeti./abcnews.al