Trazirat në Francë, nisin hetimet për vdekjen e 27 vjeçarit dhe një 25 vjeçari në koma

schedule09:56 - 5 Korrik, 2023

schedule 09:56 - 5 Korrik, 2023

Prokurorët francezë kanë nisur hetimet në lidhje me vdekjen e një 27 vjeçari i cili u godit nga një plumb gome gjatë trazirave në Paris, pas vrasjes së  jë adoleshenti nga policia. Sipas autoriteteve shkaku i vdekjes së të riut ishte një goditje e dhunshme në gjoks nga një plumb gome “flash-top” i përdorur nga policia.

Mediat shkruajnë se plumbat e gomës përshkruhen si predha “më pak vdekjeprurëse” të bëra prej gome ose shkumë të kondensuar që gjuhen gjatë masave të kontrollit të turmës .

Goditja në gjoks çoi në arrest kardiak dhe vdekje të papritur në orët e vona të së dielës. Prokurorët thanë se nuk ishte e mundur të përcaktohej se ku ishte burri kur u qëllua ose nëse viktima kishte marrë pjesë në trazira.

Gjithashtu hetimet janë hapur edhe për një 25 vjeçar, i cili sipas të afërmve të tij ndodhet në koma pasi u godit me copëza plastike në kokë më 30 qershor në Mont-Saint-. Martin.

Prokurori pranë gjykatës gjyqësore të Val-de-Briey, hapi një hetim për aktin e “dhunës së qëllimshme”, që iu besua inspektimit të përgjithshëm të policisë kombëtare (IGPN).

Ndërkohë kujtojmë se në Francë prej ditësh kanë nisur protestat dhe dhunë pas  vdekjes së 17-vjeçarit Nael M., i cili u qëllua dhe u vra nga policia më 27 qershor gjatë një kontrolli trafiku në periferinë e Parisit, Nanterre.

Incidenti ndezi trazira mbarëkombëtare dhe ringjalli akuza të gjata në mesin e komuniteteve zezake dhe afrikano-veriore për racizëm sistematik midis forcave të sigurisë.

Në lidhje me këto trazira deri më tani janë arrestuar 3486 persona, janë djegur 12202 automjete dhe 1105 objekte, ndërsa 209 njësi të policisë kombëtare, xhandarmërisë apo policisë bashkiake janë sulmuar.

Gjithsej 374 persona janë gjykuar nga procesi i vetëdjegjes që nga e premtja, sipas Ministrisë së Drejtësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!