Mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva po mendon seriozisht të ndërrojë klub.
Interes për portugezin, siç është raportuar edhe më parë, tregojnë Paris Saint-Germain dhe përfaqësues të kampionatit të Arabisë Saudite. Sipas Le Parisien, Silva ka bërë zgjedhjen e tij, teksa dëshiron të kalojë te PSG që këtë verë.
Josep Guardiola i kërkon Manchester City të bëjë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur 28-vjeçarin.
Transfermarkt vlerëson Bernardo Silvën 80 milionë euro. Kontrata e lojtarit me City është deri në vitin 2025. /G.D abcnew.al/