Presidenti francez Emmanuel Macron, ka mirëpritur në takim 241 kryetarët e qyteteve dhe komuniteteve më të prekura pas protestave të dhunshme në Francë, pas vrasjes së një 17-vjeçari nga policia.
Macron ka paralajmëruar zyrtarët të tregohen vigjilentë pasi sipas tij situate ende nuk është qetësuar dhe se mund të ketë sërish përplasje në ditën e festës kombëtare franceze të 14 korrikut.
“A është i qëndrueshëm rikthimi në qetësi? Duhet të tregohemi të kujdesshëm për ditët dhe javët në vijim. Por më në fund kulmi i dhunës që përjetuam në netët e para ka kaluar”, tha kreu i shtetit francez.
Nga ana e tij Macron i siguroi se nuk do të mungojë mbështetja e qeverisë franceze për të siguruar normalitetin dhe qetësinë në vend.
/abcnews.al