Lacio e nisi me një humbje befasuese aventurën në Europa League. Ekipi bardhekaltër u mposht me përmbysje nga Cluj në transfertë me rezultatin 2-1. Valon Berisha u aktivizua titullar gjatë sfidës së djeshme dhe qëndroi në fushë për 67 minuta.
Lojtari dardan ka analizuar ndeshjen në prononcimin e dhënë për “Lazio Style Channel” dhe ka besim se ai dhe shokët e tij do të rikthehen shumë shpejt te rezultatet pozitive.
“Ishte një ndeshje e rëndësishme. Pjesën e parë luajtëm mirë, shënuam, por më pas u barazuam nga një penallti e dyshimtë. Pjesën e dytë vuajtëm edhe për shkak të atmosferës së krijuar në stadium.
Jemi të qartë se si e pësuam golin e dytë. Kemi edhe pesë ndeshje për të zhvilluar dhe do të tentojmë kualifikimin. Tani është e rëndësishme të fitojmë të dielën kundër Parmës në shtëpi. Më pas vizitojmë Interin në San Siro. Duhet të tregohemi të aftë në rikuperimin e energjive në këtë kalendar të ngjeshur”, përfundon 26-vjeçari ofensiv. /abcnews.al