Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas Blinken dhe Yellen, Borrell pritet të vizitojë Kinën

schedule09:55 - 4 Korrik, 2023

schedule 09:55 - 4 Korrik, 2023

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, do të vizitojë Kinën javën e ardhshme për t’u takuar me ministrin e Jashtëm kinez, Qin Gang dhe zyrtarë të tjerë, raportoi Bloomberg të martën, duke cituar ambasadorin e BE-së në Pekin, Jorge Toledo.

“Ne duam të bashkëpunojmë me Kinën për të gjitha çështjet në fushat ku ne bashkëpunojmë, konkurrojmë,” tha Toledo, duke shtuar se udhëtimi do të fillonte më 10 korrik.

Sipas Bloomberg, mesazhi për vizitën e Borrell erdhi në një kohë kur Pekini po përpiqet të bindë Europën të mbajë një qëndrim më pak agresiv se Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë vendosur disa masa kontrolli të eksportit kundër Kinës.

Më 18 maj, Borrell tha në një artikull të botuar në gazetën spanjolle El Pais se marrëdhëniet me Kinën janë një çështje politike më e ndërlikuar për Bashkimin Europian pas ndërveprimit të komunitetit me Rusinë.

Ai beson se BE-ja duhet të rishikojë politikën e saj ndaj Kinës për tre arsye: “Ndryshimet brenda Kinës”, “intensifikimi i konkurrencës strategjike SHBA-Kinë” dhe “shfaqja e Kinës si një lojtar kyç në problemet rajonale dhe globale”.

Borrell beson se kjo situatë po ushtron presion në rritje ndaj BE-së, si dhe po krijon dilema të pakëndshme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!