Manchester United dhe Inter nuk kanë arritur ende një marrëveshje për shumën e transferimit të portierit Andre Onana.
Drejtuesit e Nerazzurrëve janë gati të shesin kamerunasin, por vetëm me një çmim të pranueshëm. Sipas gazetarit Matteo Barzaghi, gjigantët italianë e vlerësojnë 60 milionë euro, ndërsa Manchester United është gati të ofrojë vetëm 40 milionë.
Në të njëjtën kohë, siç theksohet, Interi mund të pranojë lëshime dhe të ulë koston e kërkuar në 50 milionë euro. por definitivisht nuk do të lejojë që portieri 27-vjeçar të largohet me kushte më pak të favorshme.
Andre Onana iu bashkua Interit nga Ajax. /G.D abcnews.al/